Në Greqi për të blerë ushqime, qytetarët: Janë më lirë se në Gjirokastër
Qytetarët e Gjirokastrës akuzojnë qeverinë dhe autoritetet e tjera shtetërore se nuk kanë marrë masat e duhura për të ndaluar abuzimet me rritjen e çmimeve në treg.
Të tjerë qytetarë zgjedhin Greqinë për t’u furnizuar me ushqime. Xheni Dajka thotë se shkon gati çdo 15 dite në anën tjetër të kufirit për të përfituar nga ofertat e ushqimeve, çmimet e të cilave janë më të ulëta se në Gjirokastër.
Vala e shtrenjtimit të çmimeve ka prekur të gjitha produktet si ato të konsumit, veshje apo karburantet.