Adriatik Lapaj dhe shokët e tij të akuzuar për korrupsion e me lidhje politike: Personazhet që po vrasin çdo protestë në vend

Të protestosh sot për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri është nje ndër gjërat më legjitime, deri në një stabilizim të çmimit në krahasim me vendet fqinje, për shkak se para pak ditësh karburantet në vendin tone e dërguan çmimin për nje liter në 290 lek të vjetra. Një shifër rekord në Europë, ç’ka solli me të drejtë dhe ngritjen në protesta të atyre qytetarëve që e vuajnë realisht këtë pjesë.

Protesta e qytetarëve të thjeshtë dhe pa interesa dha efektin e saj, pasi kompanitë e naftës dhe me ndërhyrjen e qeverisë vendosën që të ulin çminin e naftës.

Por si në çdo protestë, edhe kesaj radhe, janë disa fytyra që nuk mungojnë kurrë dhe marrin përsipër organizimin dhe fjalimet vulgare, që kanë si qëllim interesat e tyre perosnale dhe politike.

Një ndër ta është gjithologu i njohur sarandiot, Adriatik Lapaj. Ky i fundit quhet gjitholog për shkak se mjafton të shohësh emisionet televizive në mbrëmje dhe Tik Lapaj të shfaqet përpara si gazetar, si ekspert ekonomie, si ekspert drejtësie, si ekspert sporti, si eskpert politike, si ekspert protestash, si një njeri i “pavarur” që vjen nga “shoqëria civile”, si një njeri që sulmon Sorosin por që ka marrë miliona lek nga ky fondacion.

Ironia është se Tiku del e proteston së bashku me disa personazhë qesharak dhe pa asnjë pikë vlere e besueshmërie. Tiku del krah Pano Sakos, një njeriu që paguhet dhe ka një emission televiziv tek Syri Tv që është në pronësi të Sali Berishës.

Tiku del e proteston krah Besian Peshës, një njeri të dënuar për korrupsion. Tikun e ke aty krah disa huliganëve të ardhur nga Kosova që përfaqësojnë Lëvizjen Vetvendosjë. Tik Lapaj ishte mbrëmë në krah dhe të disa militatëve të Sali Berishës që bllokuan me dhunë rrugën dhe që njihen për sulmin që i bën selisë së PD-së me 8 janar. Tiku del aty dhe përkrah shkoëve të tjerë të tij që në garazhdet e tyre kanë makina ku më e lira kushton 100- mijë euro.

Këta personazhë si Tik Lapaj etj, janë ata që po vrasin çdo ditë protestat e lira në këtë vend, për përfitimet e tyre perosnale dhe politike.

Protagonizmi i tyre ka bërë që dhe në rrjetet sociale të shpërthejë një revoltë, duke sulmuar Tik Lapajn për përfshirjen e tij në këto protesta që po shuajnë gjithçka.

Më poshtë disa nga memet në rrjetet sociale. /Sarandanews.com/

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti

Mund të jetë një meme e 1 person dhe teksti që thotë "ONE TRA U bejthirrje cmimeve te ulen ose do perballen me protestat me paqesore qe ka njohur Shqiperia STACIONI SHQIPTAR Unleaded Unleaded000"

Panajot Soko - Me vëllain tim Adriatik Lapaj ..