Adrian Gurma u jep certifikata mirënjohje ekipit kampion U-14 të Butrintit në basketboll: Mbështetja jonë nuk do t’ju mungojë

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka pritur sot në zyrë kampionët e basketbollit U-14 të Butrintit, që u renditën të parët në turneun e basketbollit “Niko Herczegh” të zhvilluar në Durrës.

Gurma ka përgëzuar trajnerët e skuadrës Bruno Hajno e Pajtim Seferi, të cilët po bëjnë një punë fantastike në sportin e baskebollit në Sarandë.

Ata kanë marrë dhe nga një çertifikatë mirënjohje për këtë sukses të arritur.

“Në turneun e basketbollit “Niko Herczegh”, që u zhvillua në qytetin e Durrësit, ekipi U-14 për djem, që përfaqëson ngjyrat e Butrintit zuri vendin e parë.

Urime çunave dhe trajnerëve të apasionuar, Bruno Hajno e Pajtim Seferi.

Mbështetja jonë nuk do t’ju mungojë.

Suksese kampionë”, shkruan kryetari i bashkisë Sarandë Adrian Gurma. /Sarandaneës.com/