“S’ka zgjedhje më 2 mars”, Gjykata Tiranës dy vendime të tjera kundër Armand Dukës dhe FSHF-së: Mos zbatimi i vendimit 2-3 vite burg për shkelësit
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot një tjetër vendim që rrëzon Federatën Shqiptare të Futbollit dhe pezullon zgjedhjet që ishin planifikuar për në 2 mars.
Pas gjyqtares F. Osmani, dhe gjyqtari F. Kapllani ka vendosur sot të pezullojë zgjedhjet e FSHF-së për kreun e këtij institucioni.
Gjykata e Tiranës thekson se moszbatimi i vendimit nga FSHF, përbën shkelje penale dhe moszbatimi i vendimit të gjykatës dënohet 2-3 vite burg për shkelësit
Gjithashtu, Gjykata e Tiranës ka rrëzuar dhe kërkesën e FSHF-së për pezullim të gjyqtarëve të çështjes.
Ky është vendimi i dytë i Gjykatës së Tiranës që konfirmon shkeljet dhe manipulimet nga ana e FSHF për zgjedhjet e 2 marsit dhe që pezullon zgjedhjet.