VIDEO/ Adrian Gurma: Ja hapat që duhet të ndiqni për stacion plazhi dhe njësi shërbimi
Kryebashkiaku Adrian Gurma ka publikuar një video në profilin e tij, e cila shpjegon hapat që operatorët turistikë duhet të ndjekin për të aplikuar për stacione plazhi.
Ndryshe nga viti i kaluar kur aplikimet u hapën në kulmin e sezonit duke shkaktuar mjaft irritim dhe përplasje, këtë vit janë marrë të gjitha masat që ky procces të kryet që tani.
“Me këtë video, ku shpjegohen të gjitha hapat që do të ndiqen nga subjektet aplikues, për ushtrimin e aktivitetit si stacion plazhi dhe njësi shërbimi, përgjatë aplikimit në platformën e-albania, ju uroj fundjavë të mbarë”, shkruan kryebashkiaku i Sarandës që ka publikuar videon e mëposhtme. /Sarandanews.com/