Rama: Tuneli i Skërficës, së shpejti i vihet në shërbim Shqipërisë turistike
Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga një vepër që do të vihet në shërbim të turizmit, siç është tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.
Në aksin Kardhiq-Delvinë, loti i pestë është plotësisht i përfunduar, ndërsa vijojnë punimet në lotet e tjera për të bërë të mundur përfundimin e plotë të kësaj vepre.
Tuneli i Skërficës, 1316 m i gjatë është pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, me një gjatësi prej 33 km, ndërsa vetë rruga përbëhet nga 8 lote.
Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.