Grupi i Berishës takime në Sarandë dhe Delvinë
Mbështetësit e Sali Berishës kanë zhvilluar ditën e djeshme takime me mbështetës të PD në Sarandë dhe Delvinë.
Mbledhjet janë udhëhequr nën praninë e ish kryetarit të degës së PD Vlorë Genc Deromemaj.
Ish sekretarja e degës së PD Sarandë, Matilda Qurku, në një postim shkruan:
“Takim me grupin e punës për zgjedhjet në Degën e PD Sarandë.
U ngritën 18 nëngrupe të cilat do drejtojnë procesin zgjedhor në të 18 grupseksionet e kësaj Dege.
Të gjithë sëbashku do të garantojmë një proces demokratik dhe transparent për zgjedhjen e trupës drejtuese në çdo seksion e grupseksion të degës”, shkuran Qurku.
Pas Sarandës, Deromemaj ka mbledhur në një kafe disa mbështetës të Berishës në Delvinë. /Sarandanew.com/