Hapet aplikimi online për plazhe private
Nga sot hapet sistemi online në e-Albania për të marrë parcela plazhi për menaxhim në sezonin turistik veror.
Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Turizmit dhe mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila thekson se sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë.
“Nga sot, hapet sistemi online në e-Albania për këdo subjekt që duke përmbushur kriteret ligjore, është i interesuar të marrë parcela plazhi në menaxhim gjatë sezonit turistik veror. Ky aplikim vlen për stacionet e plazhit që do të menaxhohen nga subjekte private, krahas plazheve publike që do të menaxhohen nga bashkitë”, thekson Kumbaro.
Sipas Kumbaros, sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë sepse e duam procesin të barabartë për të gjithë dhe transparent.