Sarandë, të premten mblidhet Këshilli i Bashkisë. Priten debate për shërbimin taksi
Ditën e premte më 28 janar zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak e thirrur nga kryetari i ketij Këshilli , Asaf Stroka.Perveç projekt Vendimeve per dhënien e ndihmës ekonomike miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike , për vitin 2022”. me interes ne kete mbledhje priten P/Vendimi“Për disa ndryshime në Vendimin Nr.20 datë 15.05.2017“Për miratimin e rregullores,për organizmin dhe funksionimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve”.
Pak ditë parë një përfaqësi e Shoqates se taksisteve Sarandë zhvilloi një takim me kreun e Bashkise Adrian Gurma per te paraqitur verejtjet lidhur me problematikat qe ka sherbimi taksi sot ne Sarandë. Numri i taksive te liçensuara, viti i perdorimit, vendet e parkimit dhe aksesimi i taksive të liçensuara për sherbimet ne qytet, pritet te jene disa nga çështje e do te diskutohen dhe debatohen ne mbledhjen e së premtes.
Kjo mbledhje do te marre nje vendim edhe “ Mbi miratimin e personave që do të trajtohen në Qendrën Polivalente ditore të të moshuarve Sarandë” si dhe nje Vendim “ Mbi nivelin e pagave për nënpunësit civilë dhe punonjësit administrativë të Bashkisë”.
Te zgjedhurit e ketij keshuili do te njihen gjithashtu edhe me nje Raport mbi veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë për vitin 2021.