Finalizohet me sukses aktiviteti “EDU-ART”, Adrian Gurma vlerëson nxënësit për krijmtaritë: Të gjithë janë fitues

Është finalizuar me sukses aktiviteti i organizuar nga bashkia e Sarandës “EDU-ART” në bashkëpunim me shkollat 9- vjeccare dhe të mesme të qytetit.

Ky aktivitet kishte si qëllim ekspozitën e krijimeve artistike në pikturë, ese, vizatim, video sensibilizuese dhe kolazhe.

Përmes një postimi kryebashkiaku Adrian Gurma vlerësoi me ccmime fituesit për çdo kategori, duke theksuar se të gjihë pjesëmarrësit janë fitues me veprat e tyre.

“Finalizuam aktivitetin EDU-ART, sot në DITËN NDËRKOMBËTARE TË EDUKIMIT, në ambientet e Bashkisë, me ekspozitën e krijimeve artistike në pikturë, ese, vizatim, video sensibilizuese dhe kolazhe , të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Bashkinë Sarandë pjesëmarrës në konkursin EDU-ART

Vlerësuam me çmime fituesit për çdo kategori, me çertifikata çdo nxënës pjesëmarrës, si dhe me çertifikata mirënjohje mësuesit anëtarë të jurisë vlerësuese

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe angazhimin

Të gjithë jeni fitues

Çdo ditë eshtë një ditë e mirë për të mësuar!

Arti edukon”, shprehet kryetari bashkisë Sarandë Adrian Gurma. /Sarandanews.com/