I braktisur nga familja, në situatë rruge, bashkia Sarandes i vjen në ndihmë 67 vjecarit
Një i moshuar në situatë rruge është gjetur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës.
Pas informacionit nga një qytetar se në mjediset e jashtëme të një pallati në lagjen nr1 të qytetit ndodhej një i panjohur në gjendjen e një endacaku kanë shkuar në vend sherbimet e policisë bashkiake.
U morën masat dhe pas kontrollit mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore u strehua përkohësisht në konviktin e shkollës së mesme. Drejtoresha e konviktit së bashku me personelin vunë në dispozicion akomodimin e qytetarit endacak në një dhomë të vecantë.
Përmes kartës së identitetit, që qytetari e kish me vete mësohet se ai është Ylli Sulejmanasi, 67 vjec, me origjinë nga Staraveci i Dibrës. Mësohet se 67 vjecari ka qenë i martuar në Bajkaj të Delvinës.
Eshtë baba i dy djemve, ka qenë coban me bagëti dhe pas divorcit është braktisur nga familja. Në bisedë me të ai tregon jetën e tij dhe falënderon për ndihmën që iu dha në kushtet e të qënit të tij i braktisur dhe në rrugë.