Sarandë, policia procedon penalisht 3 të rinj për kalim të paligjshëm të kufirit
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasit K. Ll., 27 vjeç, P. M., 38 vjeç, banues në Cakran, Fier, dhe S. M., 28 vjeç, banues në Koplik, Shkodër.
Sipas Policisë, procedimi penal ndaj tyre u krye pasi janë kthyer deporativ nga Greqia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.