Skënder Bami, Serjan Balili dhe Jani Dhima, kush janë mësuesit e njohur që u ndanë nga jeta brenda pak ditëve
Jani Dhima 76 vjeç, u gjet mbrëmjen e djeshme pa jetë në banesën e tij, rreth orës 17:00, në fshatin Çukë.
Informacione nga Policia bën me dije vdekja e Jani Dhimës ishte për shkaqe natyrale.
Jani Dhima ka punuar si mësues në fshatin Çukë dhe aktualisht jetonte i vetem, pasi të 5 fëmijët e tij janë emigrantë në Greqi.
Jani Dhima u bë mësuesi i tretë brenda pak ditëve që humb jetën në Sarandë.
Para tij u ndanë nga jeta dhe dy mëeuses të njohur dhe të respektuar si Skënder Bami dhe Serjan Balili.
Serjan Balili u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare, i cili ka qenë një nga figurat e njohura te Arsimit në rajonin e Sarandës.
Si ish mësues dhe ish drejtues i arsimit, Serjan Balili, kontribuoi për shumë vite për edukimin dhe iluminimin e mijëra nxënesve së bashku me një gjeneratë të shquar të arsimtarëve në rajonin e Sarandës.
Ndërsa Skënder Bami është një tjetër arsimtar i shquar që u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare pas nje semundje te gjate kronike ne nje nga spitalet ne Tirane.
Per vite e vite me radhe ai nxorri nga duart e tij breza te tere nxenesish dhe ruajti te paster figuren e mesuesit.
Si i tille ruajti respekt nga banoret e fshatit Shelegar, ku në nder të këtij mësuesi Shkolla Fillore e Shelegarit ka marre emrin e tij qysh kur ai ishte gjalle.