Bora pushton stadiumet, shtyhet ndeshja Pogradeci-Butrinti

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta në Shqipëri kanë ndikuar edhe në futboll.

Për pasojë, Korabi-Tomori dhe Pogradeci-Butrinti, dy sfida të Kategorisë së Parë, janë shtyrë për një datë të pacaktuar.

Siç shikohet dhe nga fotoja, kushtet për të luajtur janë zero.

Dëbora po mundohet të pastrohet nga fusha, por asgjë nuk mund bëhet për sfidat e nesërme, pasi reshjet nuk po ndalen.

Gjatë ditëve në vijim pritet dhe një njoftim se kur këto sfida do të luhen.

Nëse kushtet e motit përmirësohen, me shumë mundësi do të luhen në mesjavën e ardhshme.