Sarandës në vitin 2021 iu shtuan 300 banorë të rinj nga vende të ndryshme të botës
Jane kryesisht emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë vendosur të jetojnë në Sarandë. Burime nga Komisariati i Policisë Kufitare në Sarandë bëjnë me dije se vitin e kaluar aplikuan për leje qëndrimi afërsisht 300 shtetas të huaj, të cilët tashmë konsiderohen banorë të qytetit tonë.
Kryesojnë polakët dhe amerikanët, të ndjekur nga norvegjezët, italianët, deri tek finlandezët, japonezët etj.
Ndërkohë edhe gjatë vitit që sapo ka nisur shikohet tendenca e rritjes së interesit të të huajve që dëshirojnë te jetojnë në Sarandë. Ende nuk ka një statistikë të saktë se sa të huaj jetojnë dhe punojnë në Sarandë aktualisht.
Me kalimin e viteve po krijohet dukshëm komuniteti i të huajve që i bashkohen banorëve dhe jetës së qytetit.