Sarandë, rikthehet në vëmendje përfundimi i investimit në rrugën Krane-Qafë Botë
Përfundimi i investimit në rrugën Krane-Qafë Botë dhe Krane-Ura e Gajdarit, i lënë pa përfunduara prej shumë vitesh, duket se tani do të jetë një objektiv për 2022-shin.
Burimet vunë në dukje se një tender me fondin limit prej 1.41 mld lekësh ose 11.65 mln euro, parashikon përfundimin e punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë-Qafë Botë dhe Ura e Kranesë-Ura e Gajdarit.
Ky investim do të shërbejë edhe për përmirësimin e segmentit rrugor Shijan- Ura e Gajdarit, si pjesë e këtij projekti./