Një 66- vjeçar nga Konispoli humb jetën nga Covid-19

Varianti i ri Omicron është përhapur në masë të madhe në gjithë qytetet e Shqipërisë, ku një ndër shkaqet mendohet se është neglizhenca e madhe e masave natën e ndërrimit të viteve.

Edhe në Sarandë, Delvinë, e Konispol, gjatë nisjes së këtij viti ka pasur mjaft raste me infektime, ku numrin më të madh e mban qyteti i Sarandës.

Ndërkohë, si pasojë e COVID19 një 66- vjecar nga Konispoli nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Lajmi është raportuar sot nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në Sarandë u shënuan 48 raste të reja, në Konispol 6 raste, ndërsa në Delvinë 2 raste. /Sarandaneës.com/