Mesazh urimi nga kryebashkiaku Finiqit Kristo Kiço për Vitin e Ri 2022  

Kryetari i bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, ka përcjallë një mesazh urimi me rastin e Vitit të Ri.

“Të nderuara bashkëqytetare , të dashur bashkëqytetarë,

Ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2022, Për shumë vjet Gëzuar, me shëndet, krijimtari, përparim dhe begati.

Viti 2021  po largohet  dhe shpresoj të marrë me vete të gjitha momentet e vështira që kaloi njerëzimi.

Viti i ri të jetë aleat i zhvillimit për Bashkinë tonë, kryesisht për një jetë sa më funksionale dhe njerëzore për të gjithë.

Gëzuar Vitin e Ri!”, shkruan Kristo Kiço. /Sarandanews.com/