Niko Kuri zgjidhet “Njeriu i Vitit 2021” për Sarandën
Dy vitet e fundit kanë qenë mjaft të vështira jo vetëm në Shqipëri, por ne gjithë botën për shkak të pandemisë së krijuar nga virusi Covid-19, i cili ka shkaktuar mjaft vdekjeje.
E vështirë ka qenë dhe për qytetarët e Sarandës pasi pandemia e Covid, preku shumë persona dhe fatkeqësisht shumë familje humbën më të dashurit e tyre.
Dhe sa herë që gjendeshin në këtë situatë kritike, njeriu që në Sarandë e shihnin si një dritë shprese që iu vinte në ndihmë me këshilla dhe përkujdesje të veçantë, ai ishte mjeku i mirënjohur Niko Kuri.
Z. Kuri i cili në zgjedhjet e fundit mori një rezultat shumë pozitiv ku fitoi besimin e qytetarëve nga Saranda, Delvina, Himara, Finiqi e Konispoli duke u zgjedhur për herë të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Pavarsisht kësaj detyre të rëndësishme, Niko Kuri nuk e ka ndalur për asnjë moment punën e tij si mjek në spitalin e Sarandës duke qenë pranë e në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Sarandanews.com hapi prej më shumë se 10 ditësh një sondazh duke renditur disa prej personaliteteve për “Njeriun e Vitit” në Sarandë.
Personi që fitoi më shumë mbështetës me komente e mesazhe mjaft pozitive ishte pikërisht mjeku Niko Kuri.
Kuri u zgjodh nga stafi i Sarandanews.com si “Njeriu i Vitit 2021” në Sarandë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që ka dhënë dhe vazhdon të jap duke u shërbyer qytetarëve në luftën kundër Covid-19.
Votat e qytetarëve, në fakt e të gjithë atyre që informacionin kanë zgjedhur ta marrin nëpërmjet portalit të Sarandanews.com kanë vlerësuar Niko Kurin për përballjen me Covid-19 dhe të panjohurat e tij, duke sakrifikuar gjithçka madje dhe nga vetja e tij, deri edhe jetën, për të ndihmuar dhe shpëtuar njerëz.