Adrian Gurma në Qendrën Ditore Polivalente: Vit me pleqëri të bardhë dhe vitalitet për të moshuarit
Të moshuarit e Qendrës Ditore Polivalente shkëmbyen urime dhe ngritën shëndete për Vitin e Ri 2022.
Për t’’u dhënë urimin e tij për pleqëri të bardhë dhe me vitalitet, mes të moshuarve shkoi edhe Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma.
“Jemi pranë jush jo vetëm në festa, por në çdo ditë të vitit, që ju të mos ndjeheni vetëm, por të rrethuar nga vlerësimi e respekti ynë dhe i shoqërisë”, u tha atyre Kreu i Bashkisë Gurma, duke kujtuar atë eksperiencë asistimi që nuk mungoi as në kushtet e izolimit të shkaktuar prej pandemisë.
Ai falenderoi fondacionin “Shpresë për Botën”, për asistencën e vazhdueshme që u ofron të moshuarve të këtij institucioni social.
Po ashtu, mirënjohës u shpreh për stafin që ofron shërbime dhe dashuri në Qendrën Ditore Polivalente.
Ishte e tëra një festë e vogël në këtë prag të ndërrimit të viteve kur u trokitën gotat dhe u shkëmbyen urime të ngrohta për një vit të ri 2022 plot shëndet e mbarësi.