Kishte thyer masën e sigurisë, i riu nga Saranda ndalohet në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një të ri nga Saranda. L. Sh., 21 vjeç, banues në Sarandë, nga verifikimet e kryera ka rezultuar që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur apo pa dëshmi”.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.