Nga Saranda, grupe turistike drejt Kishës së Shën Marinës në Shpellën prehistorike në Qafën e Bogazit
Guida turistike natyrore drejt Kishës interesante të Shën Marinës në Shpellën prehistorike në qafën e Bogazit
Një destinacion I ri turizmit natyror e kulturor ka nisur kohët e fundit të frekuentohet në rajonine Sarandës .
Guida turistike e çertifikuar Mariol Sotiri, një I ri pasionant, ndër më të kualifikuarit në këtë profesion në jug të Shqipërisë, sot udhëhoqi një grup femrash nga Saranda, të dashuruara me natyrën, për të zbuluar nga afër misterin e magjisë në Kishën e Shën Marinës(Ajia Marina) në Shpellën prehistorike në qafën e Bogazit në afërsi të fshatit Vagalat (bashkia Finiq).
Një udhëtim dhe pamje të mahnitshme si të kundruara nga një dron mbi pejzazhin e luginës së lumit Pavlla dhe Grykën e Bogazit me formacionet e thikta shkëmbore.
Guida është bërë edhe më interesantë nga rrëfimet e Mariol Sotirit dhe një shërbestari të kishës ortodokse nga fshati Vagalat.
Edhe sot ka besimtarë dhe kureshtarë që e frekeuntojnë këtë Vend të shnjtë drejt të cilit ka vetëm një rrugë dhe shteg që nis nga Vagalati.
Shpella e Shën Marinës ndodhet në qafën e Bogazit, në jug-lindje të malit të Milesë. Përmasat e saj janë : 6 m. lartësi, 3,50 m gjerësi dhe 7 m thellësi. I përket epokës së hershme paleolitike. U zbulua nga misioni arkeologjik italian në vitin 1930.
Gërmimet e para u kryen nga arkeologu L. Kardini ne vitin 1939. Gjatë gërmimeve u vërejtën dy shtresa ku u gjetën copa qeramike dhe element arkeologjik të epokës paleolitike(vegla prej guri stralli).
Në anën e majtë të shkëmbit ekzistojnë ikona të Shenjtorit, por janë të shkatërruara me send të fortë.
Mbas vitit 1990 përfaqësues të Kishës Ortodokse ndërhynë duke ndërtuar një shkallë të drunjtë për lehtësimin e aksesit për besimtarët dhe vizitorët.
Të krishterët ortodoksë të krahinës nderojnë emrin e Shën Marinës.
Shpella ku ndohet Kisha e Shën Marinës (Ajia Marina) është shpallur Monument Kulture në janar të vitit 1963.