Sali Berisha me militantët e tij pushtojnë me forcë selinë e PD-së
Sali Berisha dhe një grup mbështetësish të tij, së bashku me anëtarët e komisionit të përkohshëm, të kallëzuar në SPAK nga PD, janë futur në selinë e Partisë Demokratike.
Ndërsa ishte duke u futur në seli, Berisha u shpreh se anëtarët e komisionit të përkohshëm të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të së ardhmes.
Kjo parti nuk e përjashton pakicën, tha Berisha. Ai theksoi se deputeti Basha do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD-së.