EMRAT/ Këta janë antarët nga Saranda që votuan për shkarkimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD
Me 251 vota pro, 4 kundër dhe dy fletë të pavlefshme, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi kërkesën për shkarkimin nga detyrat partiake te Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka si dhe anëtarëve të kryesisë: Flamur Noka Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi, të sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi, Ledina Mandia.
Ndërkohë i miratua edhe shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve të PD që u ishin bashkuar “Foltores” së Sali Berishës.
Sarandanews.com ka mësuar emrat e antarëve nga Saranda që morën pjesë në këtë proces.
Nga 8 anetare te Keshillit Kombetar te PD nga Saranda, ne mbledhjen e kësaj të diele ku u miratua rezoluta dhe u shkarkua Edi Paloka dhe disa anetare kryesie, moren pjese vetem 3 anetare te Sarandes:
1. Vesel Kociu, Kryetar i PD
2. Eugen Qendro, Kryetar i FRPD
3. Skerdilaid Sulozeqi
Keta votuan për shkarkimet e emrave që iu bashkuan Sali Berishes, ndonse ky i fundit i quan veprimet nul.