Vidhet kasaforta me 200- mijë euro në një market në Sarandë, hajdutët marrin dhe serverin e kamerave
Një supermarket në Sarandë ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar.
Burime bëjnë të ditur se hajdutët kanë hyrë në supermarket nga pjesa e pasme e supermarketit, duke marrë kasafortën, e cila ka patur brenda një shumë rreth 200 mijë euro.
Pas grabitjes, hajdutët kanë hequr edhe serverin e kamerave të sigurisë, duke e marrë me vete.
Policia është njoftuar për grabitjen dhe po punon duke ndjekur kameraat e bizneseve përreth dhe kamerave të vendosura në qytet.