Rrezikohet përmbytja e rrugës Bistricë-Sarandë dhe zona industriale e Vrionit
Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj së bashku me kryetarin e bashkisë Finiq Kristo Kiço kanë ndjekur nga afër nga ura e Kranesë situatën e rrezikshme të krijuara nga rreshjet e shiut.
Përmes një postimi prefekti Mamaj shkruan se janë hapur portat e HEC-it, duke shmangur përmbytjen në rrugën nacionale Bistricë – Sarandë dhe zonën industriale të Vrionit.
Me Kryetarin e Bashkisë Finiq, tek ura e Kranesë, ku janë hapur portat e HEC-it, duke shmangur përmbytjen në rrugën nacionale Bistricë – Sarandë dhe zonën industriale të Vrionit”, shprehet Mamaj. /Sarandanews.com/