Kryetarët e degës PD Delvinë dhe Sarandë bojktojnë kuvendin e Berishës, firmosin për 18 dhjetorin

Ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar Kuvendi i PD-së i thirrur nga Sali Berisha.

Gjatë Kuvendit është miratuar shkarkimi i Lulzim Bashës si dhe sekretarit të përgjithshën Gazmend Bardhit e nën kryetarëve të partisë.

Nga Saranda e Delvina pati disa pjesëmarrës në këtë miting, ndërkohë që e kanë bojkotuar dy krerët e degëve Hari Imeri dhe Vesel Koçiu.

Kreu i PD Delvinë Hari Imeri si dhe kreu i degës së PD Sarandë Vesel Koçiu kanë dal kundër Kuvendit të Sali Berishës, pasi kanë vendosur të firmos për atë të thirrur nga Lulzim Basha.

Kuvendi i Bashës do të mbahet me datë 18 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. /Sarandanews.com/