Shembja e tunelit Kardhiq-Delvinë, reagon kompania Gjoka: Ja si qëndron e vërteta  

Kompania që po ndërton tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë ka reaguar pas lajmeve për shembjen e tij gjatë ditës së sotme.

Përmes një reagimi kompania e mirënjohur shkruan:

“Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a në lidhje me lajmin e shëmbjes së tunelit “Delvinë – Kardhiq” i cili po qarkullon në media sot më datë 10 Dhjetor 2021 njofton opinionin publik se nuk ka shëmbje të tunelit Kardhiq –Delvinë.

Gjithçka e shpërndarë nëpërmjet fotove në media është pjesë rutinore e punës dhe punimet e përfunduara në tunel nuk kanë pësuar asnjë cedim.

Tuneli ka afat kontraktual dorëzimi vitin 2023, por ne sipas avancimeve të punimeve të kryera deri më sot pritet ta dorëzojmë veprën tunelin Kardhiq –Delvinë të përfunduar në Pranvere 2022 të sigurt dhe të hapur për qarkullim”, thuhet në reagimin e kompanisë. /Sarandanews.com/