Kreu i PD Delvinë sulmon Sali Berishën: PD-ja nuk është e atyre që duan për interesa personale  

Kreu i degës së PD Delvinë Hari Imeri, ka sulmuar përmes një statusi Sali Berishën, i cili kërkon të rikthehet në krye të Partisë Demokaratike.

Imeri e cilëson lëvizjen e Berishës si një hall personal dhe për këtë i duhet PD-ja.

“Partia Demokartike është e burrave dhe grave qëndrestarë që nuk kanë menduar kurrë për interesin personal, por për atë kombëtar”, shkruan kryedemokrati i Delvinës Hari Imeri.

Kujtojmë që me datë 11 dhjetor Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin e tij, ndërsa me 18 dhjetor edhe Lulzim Basha do zhvillojë një tjetër Kuvend Kombëtar. /Sarandanews.com/