Saranda gati për festat e fundvitit, vendosen shtëpiza të vogla në shëtitore
Ashtu si në shumë qytete, edhe Saranda po bëhet gati që tani për të mikpritur festat e fundvitit.
Në shëtitoren e qytetit ka nisur vendosja e shtëpizave të vogla, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.
Gjithashtu, bashkia po i jep dorën e fundit dhe zbukurimit të qytetit.
Pema e vitit të ri në qendër është thuajse gati, ndërkohë që zbukurimet festive do kryhen dhe në shumë rrugë. /Sarandanews.com/