Adrian Gurma: Kemi paraqitur projektin për rikonstruksionin e Kinoteatrit Butrinti, presim fondin
Gjatë ceremonisë së promovimit të librit “Aroma e një kohe që po ikën” të autorit Vangjel Agora, një libër për historinë 60-vjeçare të Estradës së Sarandës, ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, cili ka përshëndetur edhe këtë aktivitet.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma është shprehur se nuk ndihem mirë që ne e zhvillojmë këtë aktivitet në një ambjent jopublik.
Në kemi paraqitur një projekt për rikonstruksionin e Kinoteatrit Butrinti dhe presim që së shpejti të lëvrohet fondi, në mënyrë që të kemi mundësi që aktivitete të kësaj natyre t`i zhvillojmë në mënyrë dinjotoze pikërisht në shtëpinë e Estradës së Sarandës.