“100 vjet bashki”, shkolla “Adem Sheme” fituese e Kupës së Pavarësisë
Në kuadër të aktiviteteve të shumta që bashkia e Sarandës ka organizuar për “100 vjetorin si bashki”, në palestrën e gjimnazit “Hasan Tahsini”, u zhvilluan disa takime në volejboll mes ekipit përfaqësues të shkollës “Adem Sheme” e ”9 Tetori” dhe hasantasinasit e klasës së 2-të me ata të klasës së 3-të, për Kupën e Pavarësisë.
I pranishëm në këtë aktivitet nga bashkia ishte nën kryetari Romeo Cakuli, i cili shpërndau dhe ccmimet fituese.
Kupën e Pavarësisë për paraqitje më rezultative, e mertoi shkolla “Adem Sheme”, për djem dhe vajza.
Matura e gjimnazistëve gjithashtu rezultoi fituese.
Për më të mirët u shpërndanë edhe Diploma e Çertifikata, si Medaljoni “100 vjet Bashki”.