16-vjetori i iso-polifonisë në UNESCO, vlerësohet grupi i Delvinës
16-vjetori i përfshirjes së iso-polifonisë në UNESCO, në Gjirokastër, u festua me organizime të veçanta, për promovimin e traditës dhe kulturës popullore.
Përgjatë aktiviteteve u prezantuan vlerat e folklorit, etnografisë, traditës, veshjeve popullore të trashëguara në breza duke u apeluar për domosdoshmërinë e mbajtjes gjallë dhe përçimit të tyre tek të rinjtë.
Emocionues dhe me vlera artistike ishte Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë, të cilin u organizua në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale ne Gjirokaster.
250 artistë popullorë, pjesëmarrës në festival nga hapësira mbarëshqiptare, shpalosën vlerat më të arira të folkut ndërsa u vlerësua dhe kontributi në vite i mbartësve të spikatur të iso-polifonisë.
Ata qe spikaten me shume ishin grupi i Delvinës te cilet u vlersuan dhe me çmim.
Permes nje postimi ne rrjetet sociale kryebashkiakja Majlinda Qilimi shkruan:
“E tundën skenën Djemtë e Delvinës!
Të suksesshëm në prezantimin e tyre në festival. Faleminderit djema??!
Patriotizmin dhe atdhedashurinë e tregoni duke mbajtur të gjallë isopolifoninë si një nga vlerat më të çmuara, pjesë e identitetit tonë kulturor kombëtar.
Faleminderit organizatorëve të kësaj veprimtarie:
Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale,
Bashkisë Gjirokastër.
Faleminderit jurisë për vlerësimin!
Suksese të mëtejshme!”, perfundon Majlinda Qilimi.