Deputetja e Sarandës: Me 11 dhjetor Sali Berisha mbyll ciklin e tij
Në një intervistë për A2 CNN deputetja e Sarandëd, Ina Zhupa, e cilëson Kuvendin e 11 dhjetorit si një cikël përmbyllës të lëvizjes së Sali Berishës.
Zhupa i mëshon faktit se në kryesi e PD-së mbështetësit e Berishës patën mundësi të shtojnë pika diskutimi në rendin e ditës në kuvendin që ka thirrur Lulzim Basha me 18 dhjetor.
Demokratët janë ndarë në dy grupime ku mbështetësit e Berishës do të mblidhen më 11 dhjetor, ndërsa ata të Bashës më 18 dhjetor. Të dyja palët theksojnë se synojnë të bashkojnë partinë, ndonëse secili synon të mbledhë Kuvendin e vet.