Rishfaqet Alket Hyseni, ja pozicioni i ri në PS
Pasi nuk u fut nga kryeministri Edi Rama në listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, Alket Hyseni duket se ka marrë një tjetër rol në këtë parti.
Ai ka qenë sot në një takim që sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri ka zhvilluar për ndryshime dhe përmirësime në Statutin e Partisë Socialiste.
Në tryezën e grupit të punës ka qenë dhe ish deputeti i Sarandës Alket Hyseni, së bashku me Blendi Klosin, Blerina Gjylamentin, Klotilda Bushkën, Eridion Salinjin.
Fokusi i takimit ishte gjithashtu analiza e zgjedhjeve të 25 prillit, si dhe riorganizimi i strukturave të partisë me synim maksimalizimin e rezultatit elektoral në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. /Sarandanews.com/