Nga mos mbyllja e Gjykatës tek të drejtat e minoritetit, Niko Kuri: Të investohet tek spitali, rrjeti elektrik dhe zgjidhjen e problemeve të ujit
Deputeti i zonës së Sarandës, mjeku i njohur Niko Kuri ka mbajtur ditë e djeshme fjalimin e tij të parë në Parlament, ku ka folur rreth buxhetit të vitit 2022.
Kuri gjatë fjalës së tij nuk harroi të përcjellë një mesazh falenderimi për gjithë qytetarët e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit për besimin që i kanë dhenë me votën e tyre.
Ndër të tjera, Niko Kuri preku disa çështje të rëndësishme që duhen investuar në Sarandë.
“Të hedhim sytë drejt zhvillimit të turizmit kulturor.
Të investohet në rrjetin elektrik dhe zgjidhjen e problemeve të ujit.
Të investohet në rrjetin rrugor.
Të vijojnë investimet në Spitalin e Sarandës, spitali i Sarandës përballon edhe fluksin turistik, t`i jepet statusi i Spitalit Rajonal.
Të përfundojë Kampusi Universitar në Sarandë. Të mos mbyllet Gjykata.
Të mbështetet minoriteti grek në fushat e arsimit dhe kulturës. Të garantohet pjesëmarrja në Parlament e minoritetit”, ishin disa nga mesazhet që Niko Kuri përcolli nga foltorja e parlamentit.