Lagja Kodër e Baba Rexhep pastrohet nga mbetjet dhe materialet inerte
Strategjia për të vendosur kontroll mbi pastërtinë e territorit, po prek një nga një të gjitha vatrat e reja e të vjetra, që përdoren si koshe “ilegalë” për hedhjen e lloj-lloj mbetjesh urbane.
Këto ditë, në kontroll është vendosur lagja Kodër e Baba Rexhep, për të pasturar territorin nga mbetjet dhe materialet inerte.
Njësia mbështetëse për pastrim ka mënjanuar disa vatra plehrash dhe kjo punë vazhdon, e shoqëruar edhe me masa të reja për moslejimin e rimbushjes së tyre.
“Sot ishim në Sarandë, në lagjen Kodër e Baba Rexhep, për të pasturar territorin nga mbetjet dhe materialet inerte.
Vazhdojmë”, nënvizon kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma.