Evi Kokalari: Ina Zhupa u thoshte demokratëve të Sarandës mos shkoni në Foltore
E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News Evi Kokalari ka folur për temën “Foltorja e Berishën dhe e ardhmja e PD-së.”
Në fjalën e saj Kokalari është shprehur se deputetja e PD-së Ina Zhupa u ka kërkuar demokratëve të mos shkonin në foltore.
“Në Sarandë ka qenë një vajzë, Ina zhupa dhe u thoshte deputetëve mos shkoni në Foltore. Por aty, në Foltore ishin shumica e deputetëve.
Foltorja është bashkim, mos e shikoni si përcarje, sepse nuk është e tillë. Berishën e mbështet baze e PD-së”, u shpreh Kokalari.