Hodhi armën nga çanta dhe iku me vrap, “Shqiponjat” kapin në Sarandë 36-vjeçarin
Një 36-vjeçar është arrestuar në Sarandë për armëmbajtje pa leje. Ai është me inicialet A.Ç. banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pas dyshimeve dhe informacioneve që kishin i kërkuan që të ndalonte, por 36-vjeçari tentoi t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur nga çanta e tij e dorës armën e zjarrit pistoletë, por menjëherë është vënë në pranga.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë dhe një krehër me fishekë luftarak.