I dhanë PD-së në Sarandë humbje turpëruese në 2013, rikthehen Ben Ristani, Ylli Piro dhe Mond Gjoka  

Ish-deputeti Arben Ristani, ish-Kryetari i PD Sarande Ylli Piro dhe ish-Kryetari i Bashkise Edmond Gjoka jane bere bashke ne foltoren e se premtes ne Sarande ne mbeshtetje te Sali Berishes.

Ne fakt “trios” se famshme demokratet e Sarandes i faturojne humbjen turperuese ne 2013 qe erdhi si rezultat i keqmenaxhimit, arrogances dhe korrupsionit ne pushtetin 2003-2011 ne Bashkine qe drejtohej nga Edmond Gjoka dhe 2005-2013 ne administraten qe per Kryetar PD kishte Ylli Piro.

Shto ketu dhe kandidimin e Arben Ristanit ne 2013 si deputet, ne zgjedhjet ku PD Sarande arriti rezultatin me te ulet dhe me turperues nder vite per shkak te mllefit qytetar ndaj ketyre figurave.