Fillon asflatimi i rrugës Këlcyrë-Malshovë. Klemend Ndoni: Malshova tani 20 minuta larg Këlcyrës
Kryetari i Bashkisë së Këlcyrës Klemend Ndoni publinoi sot pamjet e para nga nisja e asfaltimit të aksit Këlcyrë Malshovë deri tek Kisha e Shën Kristoforit.
Rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës e shkurton atë 5 km dhe i jep një prespektivë të re një prej zonave më historike të Këlcyrës që përfshin 5 fshatra.
Asfaltimi është investim direkt i Bashkisë Këlcyrë e cila pas ndërtimit të urës mbi Vjosë në fshatin Mbrezhdan shkurtoi me disa kilometra rrugën dhe i krijoi mubdësi zonës më të izoluar të Këlcyrës të jetë 20 minuta larg.
“Sot Malshova është 20 minuta larg Këlcyrës nga 2 orë që ka qenë më parë. Cdo malshovitë është i lirë të rikthehet në vendlindje për të investuar dhe për ta ringjallur zonën e të parëve të tyre” tha Klemnd Ndoni kryetar i bashkisë Këlcyrë.
Malshova bën pjesë në 100 fshatrat turistikë të Shqipërisë.
Fal vëmendjes së bashkisë Malshova sot është një zonë tërësisht e aksesueshme për turistët e shuntë që kanë dëshirë ta vizitojnë.