Arrestohet 46- vjeçari nga Finiqi, drejtonte makinën i dehur
Policia njofton se nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi N. P., 46 vjeç, banues në Finiq.
Arrestimi i tij u krye pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.