Tik Lapaj: Gratë police të mos dalin natën, s’kanë ku bëjnë nevojat perosnale jane dhe të martuara
Gjithologu Adriatik Lapaj, ka bërë një deklaratë të turpshme dhe seksiste.
Ai është shprehur se vajzat dhe gratë të shmangen nga patrullat në orët e natës për shkak të vështirësisë.
Tik Lapaj deklaroi se turni i natës nuk është për vajzat dhe gratë pasi ato kanë nevoja personale.
“Mendoj se është e padrejtë. Ato janë vajza dhe gra. Ku mund të shkojë një grua për të bërë nevojat personale në mes të natës.
Ato janë punonjëse që duhet të bëjnë me turne por duhet të qëndrojnë në zyra. Turni i natës nuk është për nënat dhe gratë. Kanë nevoja personale. Ajo mund të jetë e fejuar apo e martuar. Krijohen edhe probleme në familje”, deklaroi Lapaj.