Bashkia nis pastrimin e territorit gjatë aksit Sarandë-Ksamil  

Bashkia e Sarandës ka nisur nga puna për pastrimin e territorit nga plehrat.

Aksioni i punonjësve të bashkisë sot ka qenë në zonën e Ksamilit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma shkruan:

“Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publikle në punë, për pastrimin e teritorrit, në Ksamil dhe përgjatë aksit të rrugës automilistike Sarandë-Ksamil.
#Tëmbajmëpastërambientin”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/