Nga kryebashkiak i Gjirokastrës në Kryeministër i Shqipërisë/ Dokumentari për Bashkim Finon, njeriu i pajtimit
Radio Televizioni Shqiptar risjell në ekran nëpërmjet pamjeve e bisedave, portretin e politikanit të njohur, Bashkim Finos, ish-kryeministrit që drejtoi Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997 dhe deputetit që përfaqësoi zgjedhësit në 6 legjislatura, i cili u nda nga jeta gjatë pandemisë së Covid-19.
Dokumentari me rrëfime të bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të Finos, i realizuar nga Anxhelo Xhaçka, vjen pak muaj pas ndarjes së tij nga jeta.
Fino nuk e fitoi dot betejën me Covid 19. Ai u nda nga jeta në fund të muajit mars 2021.