EKSKLUZIVE/ Zbulohen emrat e numëruesve të PD që vodhën votat në KZAZ e Konispolit
Rinumërimi i disa kutive në qarkun e Vlorës ku përfshihet Saranda, Konispoli, Finiqi e Delvina, ka nxjerr në pah një skandal të numëruesve të të dy forcave politike të cilët kanë favorizuar në menyrë të padrejtē kandidat të veçantë.
Një nga më të penalizuar nga ana e Partisë Demokratike është kandidati Jolio Dine, të cilit numëruesit e partisë së tij i kanë hequr disa vota në kutitë e Sarandës dhe Konispolit.
Ky tjetërsim i votës së qytetarëve të cilët kishin votuar Jolio Dinen, ka bërë që ky i fundit të reagojë ashpër ndaj numëruesve të PD-së duke kërkuar ndjekjen penale të tyre.
Sarandanews.com ka siguruar faksimilen dhe emrat e numëruesve të PD-së të cilët kanë “grabitur” votat e Z. Dine në Konispol.
Ata janë Arjan Halili dhe Agron Zeneli dhe një nga këta të dy dyshohet se është përfshirë për falsifikimin e votave tek QV 4706 në Konispol.
Numeruesit 2 vota i kanë vjedhur Jolio Dines si kandidat dhe 8 vota ia kane vjedhur Partise Demokratike, duke favorizuar nje kandidature tjeter te ciles i kane shtuar 10 vota.
Me veprimet e tyre skandaloze njëri nga këta dy persona tashmë duhet të ndiqen penalisht nga e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. /Sarandanews.com/