Procedohen shefi i komisariatit dhe i krimeve në Përmet
Procedohen penalisht disa zyrtarë të policisë në Përmet.
Burime kane bërë me dije se janë proceduar penalisht nga ana e SHÇBA-s, shefi i komisariatit, shefi i krimeve dhe specialistë policie të zonës.
Dyshohet që ata të jenë të përfshirë në evidentimin e një parcele me kanabis sativa.
Gjate muajit shtator policia ka zhvilluar disa aksione për të asgjësuar disa parcela me kanabis në Përmet.