FAKSIMILE/ Vendimi i bashkisë Sarandë: Ndryshon qarkullimi në territorin e qytetit
Bashkia e Sarandës përmes një vendimi ka vendosur ndryshimin e qarkullimit në territor në segmentin e rrugës “Butrinti”: kryqëzimi i rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Butrinti” – Hotel “Butrinti”.
NJOFTIMI
Për rrjedhshmërine e qarkullimit në territorin e Bashkisë Sarandë, me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, nr. 150 datë 28/10/2021
“Për pezullimin e qarkullimit në segmentin e rrugës “Butrinti”: kryqëzimi i rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Butrinti” – Hotel “Butrinti”
?Pezullohet qarukllimi i të gjitha mjeteve në segmentin kryqëzimi i rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Butrinti” deri te Hotel “Butrinti” nga
08/11/2021 deri më 15/12/2021
?Qarkullimi i autoveturave do të bëhet nga kryqëzimi i Rr: “Skënderbeu” me Rr: “Butrinti” – Rr: “Teki Hadëri” – pas turizmit Rr: Nr.10 – Rr “Butrinti” sipas ilustrimit ne foto.
Ky itenerar do të jetë vetëm me një sens , vetëm vajtje.
?Autobusët e linjës rrethqytetase Sarandë-Ksamil-Butrint do të lëvizin në itenerarin Sarandë-Metoq-Cukë-Kanali i Çukës-Ksamil-Butrint.
?Rregullimi i qarkullimit të shoqërohet me sinjalizim rrugor.
?Për zbatim ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Publike,Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Policia Bashkiake.
?Kopje e urdhërit i përcillet Komisariatit të Policisë Sarandë.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë