Vlorë, nipi vret xhaxhain dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Mekat të Vlorës, ku nipi ka vrarë xhaxhain me armë dhe më pas veten.

Policia bën të ditur se dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K,  dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë të paqarta.

NJOFTIMI

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.