Lëkundje tërmeti në Himarë
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Tërmeti me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter është regjistruar në Himarë, vetëm pak minuta më parë.
Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale, por kjo lëkundje ka shkaktuar panik te banorët.
Ky është tërmeti i tretë që shkund Shqipërinë brenda pak ditëve, pasi të dielën u regjistrua një tjetër lëkundje e fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, e cila shkaktoi dëme të vogla.